Apeli lë në burg Dashamir Xhikën dhe Andi Tomën

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për ish kreun e ARRSH, Dashamir Xhika, zv/drejtorin Andi Toma dhe administratorin e firems Agron Hysa. Ata akuzohen për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion’ me tenderin e aksit rrugor Elbasan-Gjinar.

Avokati i Andi Tomës kërkoi pavlefshmërinë e vendimit të gjykatës së Elbasanit, pasi sipas tij është i paarsyetuar.

“Prokurori i ka mbledhur provat në mënyrë manipulative. Klienti akuzohet për 5 miliard leke abuzim, por kjo nuk është e vërtetë dhe është gënjeshtër. Prokurorja duhet të vërtetojë nëse I ka shkaktuar dëm dhe çfarë dëmi”- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë ish-drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Andi Toma nuk i ka mbajtur dot lotët në seancë teksa u shpreh se ka 5 vjet pa funksion shtetëror.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam 5 vjet pa funksion shtetëror kjo është absurde. Rruga është aty nuk ka ikur në drejtim të paditur. Unë nuk arratisem. Prokurorja Xhaferri dhe gjykatësja Maliqi janë në kufij të absurdit. Jam jurist dy magjistratë shkelën dhe Prokurorja dhe gjykatësja kanë shkelur ligjin. Janë fakte të rreme për abuzimin 5 miliard të vjetra”- tha ai.

Kallëzimi për abuzime ndaj Dashamir Xhikës dhe dy zyrtareve te tjere u bë nga prokuroria e Elbasanit, konkretisht shpërdorim fondesh në ndërtimin e aksit rrugor Tiranë-Elbasan, më saktësisht në ndërtimin e rrugës së Gjinarit. Procedurat e rrugës së Gjinarit kanë nisur që në vitin 2009.

“Dashamir Xhika, i cili ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH-së në periudhën tetor 2013-shtator 2017, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Shpërdorim të detyrës’ të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”, thuhej në urdhrin e arrestit të lëshuar nga Gjykata për ish-kreun e ARRSH më 1 shkurt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?