Apeli lë në fuqi sekuestrimin e pronave të Francesco Becchetti-t

Gjykata e Apelit në kryeqytet, nuk pranoi lirimin e pronave dhe kompanive të Francesko Bechetit nga sekuestrimi.

Avokatët e kompanive të italianit Becheti, kundërshtuan mënyrën e zbatimit të sekuestros se urdheruar nga prokuroria. Sipas avokateve, vendimi i gjykates per sekuestro shtrin efektet vetem mbi kuotat ne kapitalin e gjithsecilit dhe jo per llogarite bankare dhe asetet.

Pak muaj më parë, kjo kërkesë u bë edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë e cila nuk ua pranoi kerkesen. Vendimi u ankimua në Gjykatën e Apelit, e e cila rrëzoi pretendimet e avokatëve, që pretenduan se me këtë sekuestro janë bllokuar pagat e punonjësve.

Sipas Gjykatës, sekuestrimi preventivë është kryer për efektin e mos tjetërsimit, shitjes apo transferimit të 60 % të aksioneve të të dyshuarve për një sërë akuzash penale, nga ajo e krijimit të skemave mashtruese e deri te pastrami i parave./ABC

SHKARKO APP