Apeli lë në fuqi vendimin për Adriatik Lallën: 2 vite burg e konfiskim të pasurisë

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin që dënon me 2 vite burg ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin në fjalë, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.

Në një prononcim për mediat avokati tha se nuk ka pasur hetim dhe gjykimi ka qenë i padrejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur mbi vendndodhjen e Adriatik Llallës, avokati tha: “Di që është në regjim spitalor. Gjykata e Shkallës së Parë dhe të Apelit ka bërë copy paste konstatimet e organit hetimor”.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur nëse ka dijeni nëse ish-kryeprokurori ndodhet në Shqipëri, avokati tha: “Nuk kam komunikim për aspekte shëndetësore, vetëm proceduriale penale”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?