Apeli lë në fuqi vendimin për burgim të përjetshëm ndaj Ardian Çapjas

Gjykata e Apelit shpall vendimin për Ardian Çapjan dhe 5 të pandehurit e tjerë. Ata u shpallën fajtorë për vrasjn e e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri në 15 gusht të 2012-ës.

Togat e zeza të Apelit të posaçëm kanë lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke dënuar me burgim të përjetshëm Ardian Capjan, Florenc Capjan dhe Olsi Lekun.

Ndërsa nga 25 vite burg togat e zeza vendosën për Etjen Canin dhe Klajdi Dokolin. Bashkëpuntori i drejtësisë Ervis Bardhi u dënua me 15 vite burg.

SHKARKO APP