Apeli në Krishtlindje – Massafra: Mos qëndroni indiferentë ndaj padrejtësive
“Reagoni paqësisht ndaj padrejtësive”, ishte apeli për shqiptarët në mesazhin e krishtlindjes nga presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Imzot Angelo Masafra.
Masafra: Një i krishterë ka detyrën që të gjitha këtyre t’u kundërvihet me veprimin e vet të paditjes së guximshme në të gjitha nivelet duke nisur nga ai familjar duke arritur tek ai institucional.
Lutja e ipeshkvit Massafra është që këto Krishtlindje të kalohen në paqe kudo në botë, edhe në Sirinë e largët e cila po përjeton momentet më të vështira
Masafra: Ne katolikët, të krishterët dhe të gjithë popujt, në veçanti në Betlehem ku lindi Jezusi, në Siri, në Aleppo në vende ku ka luftë, në Shqipëri dhe në mbarë botën.
Këtë krishtlindje, Kisha Katolike Shqiptare e përjeton si përmbyllje të një viti plot ngjarje të shënuara që nisën me shenjtërimin e Nënë Terezës, u pasuan me lumturimin e 38 martirëve dhe së fundmi me shpalljen kardinal të Ernest Troshanit.
KOHA JONË SONDAZH

