Apeli nga Gjeorgjina Kuli: Me rëndësi vaksinimi i fëmijëve të sëmurë
Në një kohë që në vend ka nisur aplikimi i dozës së tretë, vaksinimi kundër Covid-19 për fëmijët e sëmurë është një domosdoshmëri që do t’i shpëtonte ato nga format e rënda apo hospitalizimet.
”Vaksinimi është i rëndësishëm për të gjithë, momentalisht është e vetmja armë që kemi për të luftuar këtë sëmundje, pavarësisht që mund të thonë se edhe të vaksinuarit janë prekur por graviteti i sëmundjes ka qenë shumë i ulët për të mos thënë që ka reduktuar maksimalisht numrin e të shtruarve në spital dhe rastet ne terapi intensive”, thotë shefja e Shërbimit Infektiv për Fëmijët, Gjeorgjina Kuli.
Duke ju referuar disa studimeve se vaksina anti-Covid mund të shkaktojë miokardit apo perikardit tek fëmijët, Kuli thotë se ky risk është edhe nëse infektohen nga Covid.
”Çdo fëmijë që infektohet me Covid ka rrezikun e miokarditit dhe ne kemi pasur mbi 50 që kanë patur përfshirjen multisitemike inflamatore kemi pas në të gjitha rastet interesim kardiak, prekje të zemrës, pavarësisht se kanë kaluar por vetë infeksioni përbën një rrezik shumë të madh për këto patologji në krahasim me vaksinën e aplikuar”.