Apeli nxjerr nga qelia prokurorin e Fierit, i akuzuar për korrupsion

 

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për prokurorin e Fierit, që u arrestua pak ditë më parë.

“Arresti me burg” me mbikqyrje elektronike për Prokurorin e Fierit, Petrit Vukaj, do të thotë se ai për shkaqe shëndetësore duhet të dalë nga qelia.  

Kjo masë sigurie për Prokurorin Vukaj u vendos për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Pritet edhe ekspertiza mjeko ligjore për të parë se në çfarë gjendjen shëndetësore ndodhet Prokuroi.

Prokuroi i Fieri akuzohet se mori 300 mijë  lekë ryshfet për zbutjen e kërkesës së dënimit të shtetasit Elton Xhemali, i paraburgosur për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, ngjarje e ndodhur më 31 mars 2015, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, me pasojë vdekjen Përparim Bizhga, Shef i Rendit në Policinë e Delvinës.

SHKARKO APP