Apeli rikthen në qelin Genc Tafilin, u lirua nga gjyqtarja e ”të fortëve”

Genc Tafili do të rikthehet në burg. Ky është vendimi që dha Gjykata e Apelit në Tiranë, pasi ky i fundit u lirua me kusht nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

”Gjykata e Apelit Tiranë me vendim nr. 221 datë 17.05.202 ka vendosur: ndryshimin e vendimit nr. 69 Regj. Themeltar, datë 16,11,2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe rrëzimin e kërkesës Genc Tafili me objekt lirim me kusht. Urdhëroj ekzekutimin e vendimit nr.221 të Gjykatës së Apelit Tiranë për kërkuesin e Genc Tafili. Me ekzekutimin e këtij urdhri ngarkohet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë, Komisariati i Policisë Krujë, Komisariati i policisë Shkodër”, thuhet në vendimin e Prokurorisë.

Tafili fitoi lirinë me kusht nga Gjykata e Krujës, vulën e lirimit të tij e vendosi gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila ndodhet edhe vetë pas hekurave.

SHKARKO APP