Apeli rrëzoi Berishën, Topalli: Nga sot kryetarët e partive i cakton Rama. PS presion gjykatës

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar pas vendimit të Gjyaktës Apelit për vulën e Partisë Demokratike, që e kaloi tek grupimi i Alibeajt. Ajo shkruan se nga sot kryetarët e Partive i cakton kryeministri Edi Rama përmes gjykatave të tij. Për të ndaj gjykatës ka pasur një presion të madh dhe provokim nga ana e PS-së.

Postimi i plotë

Nga sot, kryetarët e partive i cakton kryetari i qeverisë përmes vendimeve të Gjykatave të tij. Vendimi i sotëm është vendimi më i zi politik, i marrë nën petkun e drejtësisë, i ngjashëm ne thelb me vendimin e gjykatës në vitin 1946, që vendosi pushkatimin e deputetëve të opozitës. Presioni i pushtetit mbi Gjykatën edhe brenda sallës është provokimi më i rëndë i një opozite që përpiqet të ruaj pluralizmin në kushte shumë komplekse.

Nga sot opozitën e emëron qeveria. Praktikisht, sot sistemi i pluralizmit është në udhëkryqin e vet me të rrezikshëm. Dhuna brutale e vendimit të çmendur të tre gjykatësve qafe përkulur ka vënë në pikëpyetje çdo gjë që kemi arritur në këta 3 dekada.

Vendimi në fakt ishte paralajmëruar nga pushteti në qeveri dhe Parlament, për turpin e tyre e të atyre që marrin përsipër këta veprime qe mund të çojnë në përplasje të pakontrolluara të njerëzve. Nga sot, pluralizmi shqiptar rrezikon ekzistencën

SHKARKO APP