Apeli vendos më 3 nëntor/ Deputeti Korreshi: Nëse gjykata zgjedh Berishën, bëhem me të
Gjykata e Apelit të Tiranës ka caktuar datën për zgjidhjen e çështjes se kujt i takon PD-ja, dhe vendimin final do ta shpalli më 3 nëntor.
Nëse gjykata zgjedh Sali Berishën, deputeti demokrat Saimir Korreshi që deri më sot është krah grupit të Alibeajt, thotë se do të mbështesë kreun e PD-së, pra Berishën. Për të demokratët kanë zgjedhur Sali Berishën, dhe gjykata duhet të shprehi këtë vullnet të demokratëve.
Nga ana tjetër, deputeti thotë edhe se grupimi i deputetëve që nuk janë pjesë e Rithemelimit janë gjendur në një dhunë nga të gjitha anët. ”Pasojat e mendimit ndryshe përjetohen akoma më shumë në qytetet e vogla, e përjetojnë akoma më shumë, jo vetëm dhunë fizike por edhe dhunë psikologjike”.