Apeli: Xhelal Mziu, i pafajshëm

Gjykata e Apelit ka vendosur që të pushojë çështjen në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

Teksa prokuroria kërkoi gjatë seancës që të lihej në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë.

Kujtojmë se Gjykata e dënoi me dy vite burg Mziun gjatë vitit të kaluar.

Sipas gjykatësit Besnik Hoxha, Mziu në ushtrimin e detyrës ka shpërdoruar detyrën dhe ka shkelur barazinë në tendera, duke dëmtuar buxhetin e Bashkisë Kamëz dhe interesat e 2 firmave private.

Po kështu, kryebashkiakut  i hiqen të gjitha funksionet publike për një periudhë 2-vjeçare.

Porse Apeli ka vendosur të rrëzojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke i hequr të gjitha akuzat kryebashkiakut.

Pas seancës, Mziu deklaroi se drejtësia u vu në vend dhe se akuzat e ngritura ndaj tij ishin politike.

SHKARKO APP