Apelimi i vendimit për Bashën/ Strazimiri-Ballës: Një gjyq ku palë nuk është PS-ja por Prokuroria

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, përmes një postimi në facebook, i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, pasi ky i fundit paralajmëroi se do të apelojë vendimin e gjykatës për Lulzim Bashën. Strazimiri thekon se në këtë hetimet po i bën i PS-ja dhe jo Prokuroria. Gjykata e Tiranës ditën e djeshme pushoi çështjen për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë të PD që akuzoheshin për “falsifikim të dokumenteve”. Gjyqtari Lazer Sallaku, ka vendosur të pushojë çështjen, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë.

Postimi i plotë

Immbecili rural Taulant Balla paska paralajmëruar se do të apelojë një vendim gjykate të marrë ndaj kreut të opozitës, në një gjyq ku palë nuk është PS, por prokuroria! Nëse ju duket se ky imbecili rural kërkon të demonstrojë pushtet kudo, veçanërisht, në çdo gjë që s’i takon: KENI TË DREJTË!

Nëse ju duket se ky imbecili rural kërkon të tregojë me arrogancë prej rurali, që ju sundon pavarësisht ligjit, gjithashtu: KENI TË DREJTË!

Nëse pas kësaj, arrini në kokluzionin se, si çdo imbecil rural, edhe ky nuk shijon dot asgjë që ka, veçanërisht nga ato që nuk i takojnë, nëse me arrogancë dhe publikisht nuk ua përplas në fytyrë të sunduarve prej tij, përsëri: KENI TË DREJTË!

Problemi fillon tek fakti që edhe ky imbecili rural KA TË DREJTË, sepse NË FAKT KY JU SUNDON!
Ky është sot prokurori!
Ky është sot gjyqtari!
Ky është sot edhe “E DREJTA”, pavarësisht sa të drejtë keni.

SHKARKO APP