Aplikacioni ”Aktiv1sti” i PS-së, Berisha: Drejtësia në shërbim të Ramës! I bëj thirrje Zuckerberg ta bllokojë

Gjatë një takimi me demokratët e degëve 8 dhe 10 në selinë blu, Sali Berisha ka folur mbi aplikacionin e PS-së që u prezantua sot, ”Aktiv1sti”.

Berisha tha se me këtë aplikacion, Rama terrorizon punonjësit e administratës, ndërsa shtoi se lista e publikuar tregoi që prokurorët e gjyqtarët janë në shërbim të Ramës. Berisha i bëri thirrje themeluesit të Facebook dhe Mark Zuckerberg dhe pronarit të tëitter që të bllokojnë aplikacionin.

“Aplikacioni i terrorizmit digjital. Që të mbash një aplikacion të tillë në media sociale është akt i terrorizmit digjital. I bëj thirrje Musk dhe Zuckerberg të bllokojë këtë aplikacion, të shkëpusë çdo lloj lidhje. Aplikacion që terrorizon një ushtri i të tërë punonjës. Me dhjetëra gjykatës e prokurorë të partisë, s’kanë punë me drejtësinë por partinë”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?