“Aplikacioni i mafias”, ja si po dalin bisedat e grupeve
Sky ECC e konsideronte veten si “platforma më e sigurt e mesazheve që mund të blihej” dhe është aq e sigurt për papushtueshmërinë e sistemeve të saj, saqë ofronte dhe shpërblime për këdo që mund të thyente enkriptimin e një prej telefonave të tij. Në një ripërsëritje të operacionit francez dhe holandez të vitit 2020 kundër rrjetit telefonik të koduar EncroChat, policia belge dhe holandeze ishin në gjendje të depërtonin në platformë dhe të korrnin qindra mijëra mesazhe të supozuara të pathyeshme.
Por çfarë është platforma SKY ECC?
“Një mundësi komunikim e sigurt nga nëj aparat celular në tjetrin. Aparatet ishin normale celulare por merreshin nga kjo kompani dhe i hiqeshin elementët standardë si sensorët, GPS, kamera, mundësia e lidhjes në rrjete standarde”, thotë eksperti IT, Erion Demiri.
Pas goditjes së kësaj platforme në fazën e parë, policia përgjonte dhe ruante komunikimet e koduara nga rrjeti Sky, ndërsa ekspertët përpunuan mënyrën e deshifrimit të tyre. Në fazën e dytë, e cila zgjati tre javë, policia ishte në gjendje të lexonte të dhënat live të dërguara nëpër rrjetin Sky ECC. Por në një nga seancat gjyqësore në Angli u mësua se përdoruesit ruanin bisedat e tyre në memoriet e brendshme të aparateve telefonike.
“Marrja dhe konfiskimi i serverëve të kësaj kompanie është bërë në 2021 mesazhet që po dalin. Nuk duhet të ishin të ruajtur në server, pro vetëm në telefonin e gjtihësecilit që komunikonte po na shfaqen. Po dalin mesazhe më të vjetra se 2021. Ose kompania nuk ka treguar që po i ruante në serverat e vet ose nuk ka pwrdorur metodat e enkriptimtimit që ka deklaruar se përdoret janë metod atë avancuara që nuk thyhen në pak kohë do të duheshin super kompjutera që këto mesazhe të dilnin”, shprehet Demiri.
Bisedat në të njëjtën platformë edhe të operacionit metamorfoza që kanë dalë në dritë në Shqipëri u sollën nga grupët e përbashkëta hetimore Franceze Belge dhe Angleze. Sipas autoriteteve atje në të gjithë botën dërgoheshin mbi tre milionë mesazhe nëpërmjet serverave të Sky të cilat ndodheshin në Francë. Prioritet i është dhënë rasteve të eliminimeve fizike, ndërsa faza e dytë është ajo e trafikut ndërkombëtar. /A2cnn/