Aplikantë të inkriminuar në polici
Përveç uljes së nivelit të pikëve për të qenë fitues në shkollën e policisë, një tjetër problematikë është aplikimi i personave të njohur si kontingjent kriminal. Alarmi është dhënë nga ish-drejtues të Policisë, ndërsa kërkojnë që të vendoset një mesatare për sa i përket pranimeve në Akademinë e Sigurisë. Ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj, thotë se këta persona kanë probabilitet të lartë të depërtojnë në radhët e bluve. ”Gjithë kjo prurje prej 1200 vetash, me bindje ta jap se të paktën 30% e tyre kanë probleme me policinë dhe janë të regjistruar si kontigjent në policinë e shtetit”. Rasti më i fundit është ai i efektivit të vrarë Santiago Malko, i cili u bë pjesë e strukturave blu pasi studioi në Akademinë e Policisë dhe më pas u përfshi në ngjarje kriminale.
KOHA JONË SONDAZH

