Aplikim online për të përfituar shtëpi të re nga rindërtimi

Duke nisur nga dita e mërkurë, të gjithë qytetarët të cilët kanë pësuar dëme nga tërmeti i 26 Nëntorit duhet që të aplikojnë në platformën online të rindërtimit dhe të deklarojnë të dhënat për pasojat që ka shkaktuar tërmeti në banesat e tyre.

Në një intervistë për televizionin Klan, Arben Ahmetaj, ministër i Shtetit për Rindërtimin, thotë se aplikimi në këtë platformë është i detyrueshëm për të gjithë që kërkojnë dëmshpërblim. Platforma do të ndihmojë që qeveria të ketë të saktë sipërfaqen që do të rindërtohet, zonën dhe llojin e banesës, ndërsa vetë qytetarët do të shohin online ecurinë e kërkesës dhe rindërtimit të shtëpisë së re.

“Në çdo njësi do të ketë zyra, ku kryepleqtë, administratorët, zyrat e rindërtimit do të hedhin formularët një nga një elektronikisht dhe do të asistojnë qytetarët në mënyrë që të kalojmë te përfitimi. Qytetarët të bëjnë aplikimin sapo të hapet. Momenti i parë është vetëdeklarim, dosja ligjore do të dorëzohet në një moment tjetër”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria ka përgatitur planet vendore se ku do të rindërtohet. Këtë të mërkurë kaloi masterplani për qendrën e Shijakut dhe banesat që do të ndërtohen nga republika e Turqisë në Laç, javën e ardhshme kalon plani i detajuar i Thumanës dhe ka nisur puna për përgatitjen e modelit të banesave individuale që do të rindërtohen në zonat rurale.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka nisur procesi i hartimit të modeleve të shtëpive të tyre, të cilat si nga ana urbanistike dhe siguria do të kenë standarde bashkëkohore, duke zbatuar euro-kodet dhe rregullat antisizmike.”

Deri tani fatura e dëmeve të tërmetit arrin në 1.1 miliardë euro, por raporti përfundimtar është ende në fazë hartimi Organizata e Kombeve të Bashkuara, Banka Botërore dhe Komisioni Europian. Arben Ahmetaj thotë se Durrësi dhe Tirana kanë dëmet më të larta, ndërsa brenda faturës është llogaritur edhe kosto që tërmeti i ka shkaktuar ekonomisë.

“Më 4 Shkurt i shpërndahet donatorëve me një letër sensibilizuese që të ndihmojnë Shqipërinë. Është bërë vlerësimi i dëmeve që do të ketë në ekonomi tërmeti, qoftë në parashikimin e rritjes, apo deri diku edhe të rënies.”

Minsitri Ahmetaj thotë se rindërtimi tashmë ka nisur. Deri tani janë dhënë 1500 leje me procedurë të përshpejtuar për të filluar ndërtimi i disa banesave ndërsa është i bindur se të gjithë që kanë mbetur të pastrehë do të jenë në shtëpitë e reja në Maj të vitit të ardhshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?