Aplikimet në Universitete, afat deri më 4 gusht. Xhelaj: Për Bachelor aplikojnë vetëm ata me mesatare 6.5
Maturantët kanë afat deri më 4 gusht për të aplikuar në universitet, duke plotësuar formularin A2 me 10 degët preferenciale. Sipas Arjan Xhelajt drejtorit të Rrjetit Akademik Shqiptar, konfirmimin e të dhënave në sistem e kanë bërë rreth 20 mijë maturantë dhe se të drejtën të aplikojnë për sistemin bachelor e kanë ata maturantë që kanë mesatare mbi 6.5, ndërsa ata që e kanë më poshtë mund të aplikojnë për sistemin profesional 2-vjeçar. Për të edhe maturantët ekselentë kanë zgjedhur të studiojnë në Shqipëri.
”Maturantët ekselentë me mesatare 9.5-10, rreth 90% ose edhe pak më shumë janë konfirmuar në sistem, që do të thotë se ato kanë shprehur dëshirën për të vijuar studimet në Shqipëri, pastaj procesi i regjistrimit do të tregojë më tej se si vijojnë regjistrimet e tyre. Për 5 deri në 10 vjet kemi një përqindje të mirë të maturantëve, gepi më i madh është diku poshtë mesatares 6.5, krahasuar me ata që janë A1Z që nuk janë konfirmuar në sistem edhe që mbase nuk i vazhdojnë më studimet akademike dhe është normale pasi jot ë gjithë i vazhdojnë”,-tha Xhelaj.
Maturantët që kanë zgjedhur të studiojnë në ato degë që kanë konkurs, listat dhe afatet do ti gjejnë pranë fakulteteve përkatëse. Fituesit në universitet do të shpallen më 27 gusht, ndërsa regjistrimet e fituesve pranë sekretarive mësimore do të bëhen nga data 30 gusht deri më 13 shtator.