Aplikimet për llotarinë Amerikane, qytetarët: Vend për një të ardhme të mirë

Sot në orën 18:00 nisën aplikimet për llotarinë amerikane, ku çdo person që është i interesuar për të aplikuar do të mund ta bëjë këtë duke aplikuar falas në regjistrimin elektronik, deri më datë 5 nëntor. Një pjesë e mirë e qytetarëve thonë se do të aplikojnë, gjë që siç shprehen ata e kanë bërë edhe në vitet e kaluara, por pa pasur fatin të jenë fitues.

”’Unë kam aplikuar në fakt, është vend që për shqiptarët është pak ideal kështu që asnjëherë nuk them jo nëse del mundësia realisht. Po kam aplikuar, për dy vite rresht, normalisht që nuk më ka dal. Mendoj se po, hera e parë që aplikojë, për një të ardhme më të mirë. Jo nuk do aplikojë, sepse kam të gjithë familjen këtu dhe nuk kam pse të aplikojë. Asnjëherë në botë, nuk kam aplikuar asnjëherë, është larg shumë është përtej oqeanit”.

Pas përzgjedhjes në mënyrë rastësore, të aplikimeve të kualifikuara, Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

SHKARKO APP