Aplikimet për në Universitet; e enjtja është afati i fundit për kryerjen e pagesës
Të gjithë maturantët duhet të kryejnë mandat pagesën deri këtë të enjte, në mënyrë që me datë 29 korrik të aplikojnë në raundin e parë me dhjetë degët e tyre të preferuara.
Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj bën me dije se pas njohjes me notat, përllogaritjes së pikëve dhe kryerjes së tarifës së aplikimit rreth 22 mijë nxënës do të aplikojnë në U-Albania, ku çdokush mund të njihet paraprakisht me të gjitha kriteret.
Për ata që përfitojnë nga ulja e mesatares do të ketë një shënim të veçantë. Kurse ata nxënës që kanë mesatare nën kriteret e një universiteti nuk do të mund të aplikojnë, pasi ndryshe nga më parë vetë sistemi bën skualifikimin e tyre.
Raundi i parë i aplikimeve nis të premten dhe zgjat gjashtë ditë. Pas përfundimit të kësaj faze pritet të dalin fituesit për të vijuar më tej me regjistrimet në fakultet. Raundi i dytë nis në shtator brenda datave 22 deri në 24, ndërsa raundi i fundit, ai i tretë është nga data 19 deri më 21 tetor.
KOHA JONË SONDAZH

