Aplikimi për pasaportë, qytetarët e Elbasanit ankohen për mosrespektim të rregullave
Aktualitet E Martë, 27 Korrik 2021 14:20
Ardhja e emigrantëve ka shtuar radhët dhe fluksin për aplikimin për pasaportë jo vetëm në gjendjen civile të Elbasanit por edhe pranë drejtorisë vendore të policisë për tërheqjet e tyre.
Qytetarët shprehin shqetësimin e tyre sepse janë të detyruar të presin më shumë se 1 orë në temperatura të larta.
Situata sa vjen e rëndohet kjo edhe për shkak se nuk respektohet radha e paracaktuar ku secili ka numrin e tij.