Aplikonte për kredi me karta false, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, pasi falsifikonte karta identiteti dhe me ato aplikonte për kredi.

Sipas uniformave blu janë dokumentuar 9 raste të përfitimit të kredive me vlera 1000-3400 euro, nga ky shtetas, pas aplikimit me karta identiteti false.

Janë sekuestruar 1 automjet, karta identiteti të dyshuara të falsifikuara, 2 celularë dhe 20 karta SIM.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacionin policor të koduar “Identiteti”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

Swiss Digital Mobile Reklama

S. M., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas falsifikonte karta identiteti, duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë, dhe me to aplikonte dhe përfitonte kredi me vlera nga 1000 euro deri në 3400 euro.

Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar 9 raste të përfitimit të kredive, nga ky shtetas, pas aplikimit me dokumente false”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?