Arben Ahmetaj nën hetim? SPAK sqaron se nuk është regjistruar në asnjë vepër penale
Shkarkimi i Arben Ahmetaj si zv/kryeministër nga Edi Rama, çoi në lajmet për një hetim të mundshëm nga SPAK për ish-ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj.
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK thotë se emri i ish-zëvendës/kryeministrit Arben Ahmetaj nuk është regjistruar në asnjë vepër penale.
Reagimi i SPAK-ut për mediat vjen vetëm një ditë pas akuzave të Sali Berishës, i cili tha se kryeministri Edi Rama e shkarkoi Arben Ahmetajn në mënyrë që t’i hapë rrugë për t’u arratisur pasi është përfshirë në aferën e inceneratorëve.