Arben Ahmetaj: Viti 2018, mbyllet pozitivisht për punësimin!

Ish-ministri i Financave, tashmë kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka reaguar pas raportit të INSTAt për punësimin.

“Anketa tremujore e forcave të punës, publikuar sot nga INSTAT, tregoi sërish efektivitetin e politikave të ndërmarra gjatë vitit që shkoi, në favor të zhvillimit ekonomik dhe nxitjes së punësimit.

Në tremujorin e katërt 2018, papunësia vazhdoi rënien duke kapur nivelin 12.3%, ndërsa punësimi u rrit më tej me 1.4% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, duke konsoliduar shkallën e punësimit në 60%, nga më të lartat në rajon sikurse ka vlerësuar në vazhdimësi edhe Banka Botërore”, thotë Ahmetaj në një reagim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?