Arben Bajo humbi betejën me Covid-19, Margariti: Ditë e trishtë, kemi një artist më pak

Për ndarjen nga jeta e skulptorit Arben Bajo, i cili nuk e fitoi betejën me Covid-19, mesazh ngushëllimi ka dhënë edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila thotë se sot është një ditë e trishtë. Ministrja thekson se kemi humbur një mjeshtër të madh. ”Me shumë gjasë në studio të ka mbetur një punë e papërfunduar. Ishe në kulmin e krijimtarisë tënde dhe është e pabesueshme, që nuk do të kthehesh më aty. Një ditë kaq e trishtë sot! Kemi një artist më pak. Arben Bajo, ky mjeshtër i skulpturës, i mprehtë, zbërthyes karakteresh u nda prej nesh. A mundet të të themi lamtumirë kaq herët!? U prehsh në paqe! Kujtimi dhe vepra jote do të jetë gjithnjë mes nesh”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?