Arben Çejku: Vuçiç shkon në Moskë para Uashingtonit, merr “ok” për marrëveshjen me Kosovën!

I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 me Sokol Ballën ishte këtë mbrëmje edhe diplomati Arben Çejku. Ky i fundit komentoi situatën në rajon, në kushtet kur Serbia e Kosova pritet të ulen bashkë në Uashington, për të finalizuar një marrëveshje që thuhet se do të jetë ekonomike.

Por çfarë fshihet pas saj? Për diplomatin Çejku, vizita e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Moskë, para shkuarjes në Uashington, tregon se do të marrë “lejen” për të vijuar me njohjen e mundshme siç tha, të shtetit të Kosovës, nga Serbia.

“Udhëtimi i tij në Moskë kërkon mirëkuptim për marrëveshjen me Kosovën. Në planin e brendshëm nuk ka më pengesa ai, se opozita i bojkotoi zgjedhjet. Opozita atje thotë se Vuçiç e tradhtoi Serbinë dhe do të njohë pavarësinë e Kosovës. Marrja e një “ok” nga Moska është një kartë lehtësuese për të. Ndërsa në Kosovë ka një stabilitet politik. Besoj që opozita do ketë qëndrimet e veta, por shpresojmë të ketë një zgjidhje të shpejtë me ndihmën e diplomacisë amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ulur indirekt në këtë tryezë do jetë edhe Moska e cila do japë qëndrimin e saj. Ndonjëherë duket më e vështirë pavarësia e Serbisë nga Moska se sa e Kosvës nga Serbia. Do i hiqte një kartë e fortë Rusisë nëse Serbia njeh Kosovën. Zgjidhja do ofrohet përtej rezolutës 1244”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?