Arben Çuko: Arrestimi im, proces i organizuar nga lart

Gjykata e Krimeve të Rënda, ka lënë në burg ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko, pasi dyshohet se ka marrë para për transferimin e një të dënuari. Avokati Maks Haxhia mendon se arrestimi është një komplot i organizuar nga lart, për t’i treguar botës se në Shqipëri u arrestua një grup i strukturuar kriminal.

“Opinioni është njohur vetëm nga ju që thoni se ka një ndërhyrje nëpërmjet shoferit te zotit Çuko për të transferuar një të burgosur nga burgu u i Burrelit në Peqin, ndërkohë po të shikoni bisedat telefonike i është drejtuar Drejtorit të Burgut [të Burrelit] që në asnjë mënyre të mos lëviz ky sepse ka pisllëqe”, pohoi fillimisht Haxhia duke shtuar:

“Proceduara ka filluar më 20 Mars. Më 20 Mars Zoti Çuko e ka pezulluar dhe nuk e ka bërë lëvizjen. Lëvizja është bërë më 9 korrik dhe sepse i burgosuri dhe një person tjetër kanë denoncuar një person tjetër kanë denoncuar një oficer policia dhe sipas praktikës së burgjeve kur denoncohet një oficer burgjesh transferimi i denoncuesve është detyrim. Dhe Zoti Çuko e ka transferuar për efekt sigurie”, ka përfunduar Haxhia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Transferimi i të burgosurit

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko dyshohet nga prokuroria se ka marrë 3 mijë euro si dhe një makinë në pronësi, vetëm për të transferuar një të dënuar nga burgu i Burrelit në atë të Peqinit. Sekseri, sipas përgjimeve, ka qenë shoferi i Çukos. Sipas përgjimeve, rezulton se Astrit Avdyli, Denis Llaftiu, Fatos Llaftiu kanë kryer ndërhyrje në veprimtarinë e zyrtarëve shtetërorë.

Gjatë përgjimeve ka rezultuar se i dënuari Olsi Karagjozi, i cili vuante dënimin në burgun e Burrelit, ka hyrë në kontakt me Denis Llaftiun, duke i kërkuar atij që nëpërmjet lidhjeve që kishte të ndërhynte tek Çuko për tu transferuar. Transferimi sipas përgjimeve do të bëhej kundrejt pagesës së 3 mijë eurove dhe i dënuari ka premtuar dhe kalimin e një automjeti në pronësi të ih-drejtorit. Llaftiu është vënë në kontakt me shoferin e Çukos. Paratë dhe makina, sipas përgjimeve i janë dorëzuar shoferit Qerim Mushës. Pasi është bërë pagesa, transferimi nuk ka ndodhur menjëherë, gjë që ka sjellë reagimin e të dënuarit Karagjozi, i cili ka kërkuar kthimin e parave.

Sipas përgjimeve pavarësisht dyshimeve, Çuko e ka nxjerrë urdhërin e transferimit të të dënuarit Karagjozi në 9 korrik të këtij viti nga burgu i Burrelit në atë të Fierit. Mbi Arben Çukon po vijojnë ndërkohë hetimet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?