Arben Duka: Edi Rama po më paguan kurimin në Itali

 

Krejt papritur, Arben Duka e ka gjetur veten në mes të një debati në nivele të larta.

Bejtexhiu i gazetës Dita, në vargjet e tij, shkruante se nëse hiqen dekoratat për ish-zyrtarët komunistë, duhet të hiqen edhe dekoratat për Kristaq Ramën (babai i Edi Ramës) dhe Gramoz Ruçin (kreu i Grupit Parlamentar të PS).

Pas kësaj, ai thotë se është telefonuar nga nëna e kryeministrit, Aneta.

Nuk dihet se çfarë është biseduar, por Arben Duka e pranon publikisht se ajo i ka kërkuar të kërkojë ndjesë publike.

Duka e ka bërë një si ndjesë, kur thotë se e ka hallin se me këtë nismë, PS-së do i ikin votuesit e majtë.

Sipas tij, kjo nismë zhbën 50 vite qeverisje të lavdishme nën Enver Hoxhën.

Pas lajmit për telefonatën, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, familja Rama ka alergji ndaj fjalës së lirë.

Për të saktësuar se nuk po mbron Dukën, Berisha thotë se ai është një ekstremist i majtë.

Të dielën, në një kryelajm tek gazeta Dita, Arben Duka bën një sqarim.

“Tani, ti Sali mund të thuash ç’të duash, por me Ramën në pushtet hapësirat e lirisë janë zgjeruar. Askush nuk mund ta mohojë se sot ka më shumë liri, pavarësisht problemeve të tjera”.

“Mbas gjithë këtij ‘terrori’ që ti fantazon more shoku Sali-sapo kam marrë një mesazh nga Edi Rama, ku më “kërcënon” tekstualisht: “U bëfsh sa më mirë e paç ç’të dëshirosh”.

Njëkohësisht në këtë ‘klimë terrori kundër meje’, Rama ka akorduar një fond për kurimin tim në Itali, metgjithëse kjo nuk është vjersha e parë që kam shkruar me tone kritike për këtë qeveri”.

SHKARKO APP