Arben Duka: Të shpëtojmë poetin Ardi Omeri. I sëmurë në qeli, e dënuan një vit burg për rripin e sigurimit

Poeti i talentuar Ardi Omeri (Albar Omeri) është dënuar me një vit burg për thyerje të Kodit Rrugor, ka udhëtuar pa rrip sigurimi dhe ka dalë nga rruga, po pa shkaktuar viktima.

Tani ndodhet në burgun e Rrogozhinës, por me probleme të rënda shëndetësore, që i rrezikojnë jetën.

Në datën 22 të këtij muaji ka një masë të re rivlerësimi të vuajtjes së dënimit, nisur nga gjendja e rënduar shëndetësore.

Çështjen e ka në shqyrtim gjyqtari Sulejman Kurti.

Shpresojmë në një gjykim human, për ta çuar poetin në shtëpi, për të kryer atje pjesën e mbetur të dënimit.

Në rast të kundërt i bëj thirrje Presidentit të Republikës, ta fali poetin Ardi Omeri.

Një poet është gjithmonë pa rrezikshmëri shoqërore. Aq më shumë një poet shumë i sëmurë dhe pa asnjë mbështetje financiare.

Duke shpresuar për një akt human nga ata që e kanë në dorë këtë çështje.

Arben Duka

 

/ Marre nga Gazeta DITA

SHKARKO APP