Arben Frroku i shpëton burgimit të përjetshëm. Zbardhet vendimi i gjykatës në Holandë

Biznesmeni Arben Frroku, vëllai i ish-deputetit Mark Frroku i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm. Gjykata holandeze e ka dënuar me 18 vite burg. Atij do ti njihen edhe ditët e burgut që ka kryer në Shqipëri dhe Greqi. Drejtësia shqiptare e kishte dënuar atë me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në vitin 2013.

Sipas gazetës holandeze “De Telegraaf”, Gjykata e Amsterdamit ka vendosur ndaj tij dënimin me 18 vite burg. Lajmi është konfirmuar edhe nga avokati i Arben Frrokut, Gerald Roethof, i cili ka thënë se në Holandë “nuk mund të aplikohen të njëjtat vendime të gjykatave të huaja për shtetasit e huaj”, raporton “De Telegraaf”.

Arben Frroku u arrestua në Holandë në Prill të vitit 2016 me dokumente të falsifikuara greke me identitetin Renato Xhepa. Ai u kap në provincën Shiphol pranë aeroportit ndërkombëtar të Amsterdamit. Pas arrestimit të tij, ka patur një proces të gjatë gjyqësor për ekstradimin e Frrokut drejt Shqipërisë. Përfundimisht, Gjykata e Apelit në qytetin e Hagës vendosi që të mos ekstradojë Arben Frrokun në Shqipëri, me argumentimin se procesi gjyqësor mund të ketë qenë i ndikuar politikisht. Pas rrëzimit të ekstradimit, Ministria shqiptare e Drejtësisë ka kërkuar që dënimi të zbatohet në Holandë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?