Arben Gjata: Koronavirusi, si Cunami, vala e tretë të përpin ty dhe të gjithë përreth

Doktor Arben Gjata, Koordinator përgjegjës për organizimin dhe administrimin e burimeve njerëzore ekzistuese dhe atyre vullnetare për përballimin e situatës së koronavirusit  ftuar në studion e RTV Ora e krahason COVID-19 me një cunam.  Ne studio me gazetaren Beti Njuma, Gjata tha qytetarët vetë se e kanë në dorë.

A janë vetëm shqiptarët të pabindur?

“Është një problem që ka ndodhur në të gjithë botën, sepse njerëzit e mendojnë si grip të thjeshtë. Nuk është tërmet. Ku të gjithë mobilizohen,  koronavirusi është si cunami. Në fillim vala e parë të lag këmbët, vala e dytë gjunjët dhe më pas të përmbyt ty dhe të gjithë çfarë  ke pranë

Swiss Digital Desktop Reklama

Si po përballohet situata tek ne ?

Swiss Digital Mobile Reklama

Një virozë luftohet me dy mënyra, ose me vaksinë ose me medikamente antivirale. Jemi para një virusi që nuk ekziston asnjëra prej tyre. E vetmja gjë mund të funksionojë, dhe ne kemi këmbëngulur që kur hartoheshin planet për menaxhimin e situatës është që Shqiëria të hynjë në karantinë totale. Kjo ngadalëson përhapjen e sëmundjes.

Ata që japin shenja klinike përbëjnë 20% të pacientëve që janë të prekur nga COVID , 80 % që nuk shfaqin shenja, këta përbëjnë rriskun kruyesor të përhapjes së virusit. Këta bëhen shkak për përhapjen e këtij virusi, dhe problem i këtij virusi është se ka një përhapje shumë të shpejtë.

Edhe Zvicra mori masat drastike tonat. Jemi në fazën që e kanë në dorë vetëm qytetarët. Qëndrimi në shtëpi, zbatimi i rregullave të higjienës

Problem nuk është sa do prekë por sa kohë do për ti prekur. Pra nëse do të jetë i shtirë në kohë do të kemi mundësi ta përballojmë në spitale. Sepse është sëmundje që vetëshërohet nuk ka ilaç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?