Arben Imami: Një nga aktrimet më të bukura që kam parë më 25 Prill, si të fitojë Basha ndaj këtij që i bën lojë?

Arben Imami në “Zonë e Lirë” mbrëmjen e sotme ka folur për zgjedhjet e 25 Prillit.

“E rëndësishme është të bëhet një politikë e mirë. Një nga aktrimet më të bukura që kam parë është më 25 Prill. Ora 9, data 25, ai tha jam i humbur, si mund të fitojë Basha ndaj këtij kur ai i bën këtë lojë psikologjike dhe ai bie brenda? Kjo është loja. Unë kam pasur dhe kam miq artist, ata nuk gënjejnë në jetë. Nuk është e rëndësishme profesioni që ke pasur, por nëse profesionin që ke pasur, ke ditur ta bësh mirë”, tha Arben Imami.

A mund të jetë Arben Imami shefi i ri i opozitës? Vet Imami në “Zonë e Lirë” ka deklaruar se “Grupi për PD” është duke zgjedhur dhe bërë gati një kandidat për postin e kreut të PD-së.

“Politika është arti i bashkëjetesës. Këtu flasim si mund të bashkëjetojmë në një parti. A do të ndërmarrim një akt që kjo parti të shkojë nga e ardhmja? A mund të sillemi si njerëz normal, që të ketë sukses? Nga pikëpamja e veprimit, ky është një veprim i thjeshtë politik. Ka një traditë në PD, nuk duam të iluminojmë njeri, si mundet mbi këto gjëra që dimë mbi këto vend të jetojmë së bashku dhe të prodhojmë më të mirë? Nëse nuk reformohet PD, e ardhmja e vendit do jetë më e keqe. Ky sistem nuk prodhon dot më balanca nëse nuk ka opozitë. Kur mungon balanca në demokraci, e cila bëhet nga opozita, shumica është e pakontrolluar. Kjo është e rëndë, kjo duhet kapërcyer”, tha Imami. “Nuk janë hapur zgjedhjet. Ne si grup, “Grupi për PD” meqënëse ka një kohezion të mjaftueshëm pikëpamjesh dhe marrëdhëniesh besoj se do arrijmë të nxjerrim 1 ose më shumë kandidat që zgjedhjet e ardhshme në parti. Do ta bëjmë gati kandidatin, absolutisht jo s’mund të them që jam unë. Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot”, tha Imami.

SHKARKO APP