Arben Malaj i kujton Ramës pësimin që mori Erdoan: Pushteti absolut të korrupton

Anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj deklaron se situata ekonomiko sociale e vendit është në vështirësi dhe vështirësitë janë në në rritje.

I ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora mbrëmjen e 2 korrikut,  ish ministri i Financave por dhe ish-deputet socialist lexon me shqetësim raportin e OSBE/ ODIHR, faktin se shqiptarët nuk kishin mundësi për zgjedhje

Arben Malaj: “Shqetësimi është se çfarë ndodh me ekonominë shqiptare. Çfarë ndodh në jetën e përditshme shqiptare? Ajo që të prek në shpirt është se vlerësimi i parë në raport dhe jam i bindur që do të theksohet dhe në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR është se shqiptarët nuk kishin mundësi për zgjedhje. Kjo të vret. Në një vend që mundësitë për zgjedhje në të gjitha zgjedhjet vijnë e zvogëlohen do të thotë që vendi është në drejtimin e gabuar.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Është shqetësuese që nuk pati alternativë. Qytetari nuk dinte kë të zgjidhte. Fakti që nuk pati rritje të pjesëmarrjes do të thotë që njerëzit janë të pakënaqur e shohin më me shpresë të ardhmen e tyre apo më pak shpresë. Vota nuk është ditën e votimit. Të vidhet përditë gjatë 4 viteve. Të vidhet kur të vihet në presion vendi i punës, presion për një penalitet. Problemi erdhi duke u agravuar.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Testi për 8 korrikun

Malaj thotë se 8 korriku është test.

Arben Malaj: “Dëgjova që parlamenti do të mblidhet për një seancë të veçantë më 8 korrik. Do të jetë një test. Do të mblidhen për të përshpejtuar institucionet kushtetuese të këtij vendi apo  do të ngrihen për të vazhduar hapat për shkarkimin e presidentit. Të dyja janë ligjore por dallimi është i madh. Nëse mblidhen për të përshpejtuar hapat për të ngritur institucionte kushtetuese shqiptare do të thotë që ndjejnë përgjegjësi dhe mund të angazhohen për të ndalur krizën . Nëse do të mblidhen për të përshpejtuar hapat për shkarkimin e presidentit, do të thotë që i gjithë fokusi është në të njëjtën rrjedhje logjike të përqëndimit të sa më shumë pushteteve dhe pastaj pushteti i madh të ha vetë.”

Takimi me ndërkombëtarët

Arben Malaj, aktualisht president i Institutit për Politika Publike dhe Qeverisje të Mirë tregon se në takimet që ka pasur me ndërkombëtarët i është bërë e qartë: “Çdo parti politike duhet të jetë novatore në luftën e saj politike por braktisja e një mandati që merret me votë kërkonte një lloj penalizimi. PD e di shumë mirë që këtë nuk ia kanë falur dhe nuk e mbështesin në këtë pjesë, por po ta shikojmë në dinamikë ka një ndryshim pozitiv. Pasi zgjedhjet u bënë dhe u hoq tensioni i madh se cfarë do të ndodhë në Shqipëri u thonë ngrini Gjykatën Kushtetuese dhe çojeni ta ankoni dhe mundësisht përpara datës së dekretit.”

Çertifikimi

Malaj thotë se kryebashkiakët e rinj nuk mund të hyjnë në zyrë pa u çertifikuar

“Kam dëgjuar kryetarët e bashkive që thonë do hy në zyrë. Prit se duhet të çertifikohesh. Ka datë kur ka hyrë në zyrë. Nëse ka hyrë në zyrë më 10 gusht do të hysh më 11 gusht.”

Me sytë nga Gjykata Kushtetuese

“Institucioni i parë që mund ta lehtësojë krizën pas datës 30 qershor është Gjykata Kushtetuese.Kjo duhet tu thotë troç shqiptarëve. Me një angazhim 30 ditë në muaj, duke shtyrë dhe punën e parlamentit të bëhet gati për të eliminuar çdo paqartësi kushtetuese për tetorin. Në momentin që zgjidhet paqartësia kushtetuese për tetorin atëherë ecet në një hap tjetër. Unë jam i bindur se palët do ta gjejnë një kompromis por puna është do i thajmë rrënjët e krizave apo do të gjejmë një kompromis që na mban të gjithëve bashkë kështu sic jemi me kriza njëra pas tjetrës. Ne nuk duhet të humbasim besimin përfundimtar. Kam parë gjykata Kushtetuese në Turqi në Iran kanë dhënë vendime të drejta pa e lënë vendin të shkojë në një drejtim ku humbja për të gjithë është më e madhe se fitorja e një pakice.”

Nëse ky vend nuk ka 10 burra për  Gjykatë Kushtetuese ky vend ka falimentuar. Me afatet ka fleksibilitet. Nuk janë afatet. Ky vend i ka kaq burra e kaq gra që e duan këtë vend. Zvarritjet nuk janë se nuk gjenden njerëzit dhe nuk bëhen afatet. Afatet nuk i ka bërë Zoti por parlamenti i cili mund ti ndryshojë sa herë të jetë e nevojshme të dalë nga një krizë. Unë shpresoj që hapësira për ti shtyrë gjërat ka ardhur duke u ngushtuar sidomos pas zgjedhjeve të 30 qershorit.”

Pika e kthimit tetori

Arben Malaj: “Një situatë e jashtëzakonshme kërkon zgjidhje të jashtëzakonshme. Pikë kthimi është tetori. Si do të ndahet qëndrimi me zgjedhjet e 30 qershorit? Tetori për zgjedhjet vendore nuk është larg, ndërsa ajo që propozoi presidenti të kemi dhe zgjedhje parlamentare dhe zgjedhje të presidentit nga populli përmes ndryshimeve kushtetuese është e pamundur. Leva e Arkimedit për ta zgjidhur këtë situatë është Gjykata Kushtetuese.

Rama ka arritur të ketë një pushtet absolut brenda PS

Malaj thotë se PS ka probleme të mprehta me demokracinë brenda saj dhe ata që i nënshtrohen nuk kanë legjitimtetin e personalitetit të tyre.

“PS ka probleme të mprehta për demokracinë e saj. Debati më i madh që kam pasur me Ramën është nëse modernizohet një forcë politike, modernizohet kur je në opozitë. Kur je në  pushtet nuk modernizohesh dot sepse presioni që bëhen mbi të gjithë i bëhen të nënshtrohen,

Ata që i nënshtrohen nuk është se janë të paditur, madje pretendojnë se janë më të ditur se të tjerët, por janë të papërgatitur në vetvete për të menaxhuar një ministri, një profil të lartë publik, anëtar parlamenti, ministër, anëtar kryesie të PS-së. Duke mos pasur legjitimitetin e personalitetit të tyre, janë të lehtë për tu nënshtruar. Problemi diskutohet me disa figura që duhet të vendosin ekuilibër në PS. Duket që PS ka ciklin e saj dhe Rama ka arritur të ketë një pushtet absolut brenda PS.  

 Kemi ardhur tek pika ku maxhoranca është në rriskun e asaj historia politike ka konfirmuar: Pushteti absolut të korrupton në mënyrë absolute. Nuk ka pikë tjetër ku të gjejë faktorë të tjerë për dështimin e saj. “ 

Malaj gjithashtu i kujton Ramës pësimin që mori Erdoan

“Ne si ekonomistë parashikojmë që situata ekonomiko-sociale nuk është e mundshme që të mbështesë qeverisjen për objektivat e saj sociale. Ekonomia është në vështirësi dhe vështirësia është në rritje. Besoj se ekonomistët pranë Ramës, mund tia kenë bërë të qartë simetrinë se cfarë ndodhi me Erdoan kur nisi reformat modernizuese dhe ekonomia e Turqisë u bë me një nga rritjet më agresive, dhe cfarë ndodhi pas një konflikti brenda atij shteti kur 160 mijë vetë u arrestuan, u krijua frikë, investitorët e huaj u tërhoqën monedha kombëtare u zhvelërësua në mënyrë të jashtëzakonshme dhe cfarë ndodhi më pas me dy qytetet më mëndjehapura të Turqisë ku arriti të fitojë opozita.  Përgjegjësia më e madhe me gjithë këtë pushtet është mbi PS. ” 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?