Arben Malaj: “Majko dhe Braçe nëse e doni këtë vend mos e prekni teatrin”
Edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj iu bashkua protestës që po zhvillohet te Teatri Kombëtar kundër shembjes së godinës.
Malaj i ka bërë thirrje ministres së Kulturës që të kërkojë menjëherë largimin e policisë nga godina e teatrit, ndërkohë që thirrjen ia ka drejtuar edhe dy ish-kolegëve të tij në Partinë Socialiste, Pandeli Majkos dhe Erjon Braçes, respektivisht ministër për Diasporën dhe zv/kryeministër.
“Majko dhe Braçe nëse e duan këtë vend duhet të nxjerrin një vendim qarkullues për mos-prekjen e teatrit dhe vendosjen e qetësisë publike.
Nëse nuk veprojnë Majko dhe Braçe, i takon Kuvendit dhe Gramoz Ruçit që të mbledhë deputetët nga pushimet dhe me një ligj me vetëm një paragraf të thuhet se ndalohet hyrja në teatër dhe më pas të gjendet një zgjidhje”, u shpreh Malaj.
KOHA JONË SONDAZH

