Arben Malaj: Paketa e Ramës e pëlqyeshme, do të përballohet nga një rritje e borxhit publik
Ish-ministri i ekonomisë Arben Malaj tha se paketa e Ramës e mbështetjes me 40 mijë lekëve atyre që kanë humbur punën në këtë situatë dhe po ta krahasojmë me pagat dhe pensionet është në një nivel të pëlqyeshëm.
Malaj shtoi se një pjesë duhet të përballohet nga një rritje e borxhit publik dhe që do të trashëgohet nga periudhat e mëtejshme.
Arben Malaj: Në paketën e prezantuar sot ishte mbështetja me 40 mijë lekëve atyre që kanë humbur punën në këtë situatë dhe po ta krahasojmë me pagat dhe pensionet është në një nivel të pëlqyeshëm, por duhet të kemi parasysh që kur vendosim kufijtë të tillë të ndihmave duhet të kemi parasysh edhe burimet e financimit të tyre. Pra është e vërtetë që një pjesë duhet të përballohet nga një rritje e borxhit publik dhe që do të trashëgohet nga periudhat e mëtejshme.
Ndërsa me pandeminë kërkojmë të shpëtojmë jetë njerëzit që të ulim numrin e vdekjeve, të mos harrojmë që kriza ekonomike është shumë e thellë. Shumë ekonomistë e krahasojnë me krizën e viteve 1929-1933, Depresioni e madh. E vetmja gjë që duhet parë në mënyrë të mençur është që të gjallërohet motori i ekonomisë dhe të mos lihet që të fiket.