Arben Malaj shpërthen ndaj Rilindjes dhe Kryeministrit: Boll me hipokrizinë tuaj për Marko Bellon. E shpallët armik dhe e flakët në rrugë
Aktualitet Kryesore E Premte, 4 Dhjetor 2020 18:20
Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-ministri dhe ish-deputeti i PS-së, Marko Bello. Mes homazheve të shumta për nder të tij, në rrjetet sociale kanë reaguar dhe drejtues të PS, që e kanë pasur dikur koleg Marko Bellon.
Ish-ministri dhe miku i Marko Bellos, socialisti Arben Malaj kërkon nga drejtuesit e PS që të heqin dorë nga hipokrizia. Ai u kujton se ishin këta që shprehin keqardhjen sot, por ishin ata që para pak vitëve e hoqën nga partia deputetin e njohur profesionist dhe korrekt si dhe nuk i dhanë asnjë mundësi të jepte kontribut në administratë.

Rilindja e la pa punë Bellon, ndonëse njihej si një ndër socialistët më të ndershëm dhe asnjëherë i akuzuar për shkelje ligji.
Mesazhi i Arben Malaj në Facebook:
Mesazhi i Arben Malaj në Facebook:
“Boll me hipokrizinë tuaj ndaj kolegut dhe mikut Marko Bello!
Lëreni të prehet i qetë! Është shume e vërtetë që Marko ishte një deputet diplomat, ministër dhe profesor me vlera dhe kontribute të veçanta, por pasi e shpallet “Armik të Partisë” asnjë mundësi nuk i dhatë që ti shërbente vendit të tij me dinjitet, integritet dhe profesionalizëm.
Kështu jeni sjellë me shumë shqiptarë të mirë, thjeshtë dhe vetëm se i konsideroni armik të partisë.
Pas nenit famkeq 24/1 ne 92 që largoj nga shërbimi publik disa mijëra shqiptarë të ditur dhe me integritet, periudha juaj e “Rilindasve të babëzitur” do të jetë periudha më e zezë në shkatërrimin e institucioneve të shtetit dhe në largimin nga politika dhe administrata publike të kujtdo që ju pengon të vidhni deri në pangopësi.
Para 30 ditëve pushuat nga puna deputetin dhe ish-gazetarin luftarak e partriot të qarkut të Vlorës Adrian Myslymaj thjeshtë për një SMS që i nisi Taulant Ballës. U angazhuar drejtpërdrejtë kryerilindasi Rama dhe e kërcënoj me pushim nga puna. Ministria e Financave Denaj brenda 48 orëve dhe jashtë çdo procedure ligjore e pushoj nga puna.
Heshti Gramozi mentori dhe promovuesi i tij politik.
Heshti bashkëluftëtari e bashkëgazetari Braçe.
Heshti Pandi dhe të gjithë të tjerët.
Ju nuk e kuptoni se sa shumë pushteti absolut ju ka korruptuar, ose ndoshta babëzia ka qënë motivi i vetëm në jetë. Ju përligjni çdo vjedhje dhe abuzim sepse çdo njeri që ju denoncon i suleni me gjithë arsenalin shpifës për ta vrarë, jo vetëm shpirtërisht. Boll me pangopësinë tuaj! Boll me hiporizinë tuaj! Boll me vuajtjet e pa fund që me arrogancën dhe babëzinë tuaj por i kushtoni shqiptareve të varfër. Për kategorinë arroganteve dhe të babëziturve populli ka nje mallkim nga shpirti: “Kurrë mos u ngopshi” !!”.