Arben Noka: Pasuria ime është e ndershme

Ish-deputeti i Lezhës Arben Noka është kallëzuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për fshehje të të ardhurave. Sipas padisë, Noka dyshohet se ka fshehur 1.5 milionë euro. Në një reagim në FB, Noka thotë se ka bërë deklarimin sipas ligjit dhe se pasuria e tij është vënë në mënyrë të ndershme.

Postimi plotë në FB

“Jam njohur për kallëzimin e ILDKP-së përmes medias. Sqaroj se në zbatim të legjislacionit në fuqi, kam bërë deklarimet e pasurisë çdo vit nga marrja e detyrës sipas formularit të kërkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kam qenë në dijeni të kërkesës së informacionit shtesë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Unë kam lënë numrin e telefonit tek ILDKP-ja kur kam bërë deklarimin, nëpërmjet të cilit, institucioni në frymën e bashkëpunimit mund të më kishte kontaktuar, para se të nxitonte me kallezim penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sidoqofte, nga marrja e dijenisë për këtë kërkesë, do të vendos në dispozicion të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

E gjithë pasuria e ime dhe e familjes sime vjen si produkt i një pune të ndershme, dhe përpjekjeje ndër vite të familjes sime, përmes nje biznesi privat transparent dhe te suksesshem. Prandaj jam qetesisht ne dispozicion te prokurorise per hetimin e kesaj ceshtjeje dhe siguroj cdo dashamires se ne kete siklet te radhes per mua, nuk ka asnje arsye te shqetësohet”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?