Arben Rakipi: Gabimi që po bëhet me gjyqtarët e prokurorët në Vetting

Si një ndër autorët e Reformës në Drejtësi, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Arben Rakipi, ka treguar në Abc News, se disa gjëra nuk kanë shkuar ashtu siç i kishte menduar në fillim.

Sipas tij, gjyqtarët e organeve të Vettingut po kufizojnë trajtimin e këtij fenomeni në elementë të thjeshtë aritmetikë, pra duke u bazuar vetëm në faktorë ekonomikë. Rakipi nënvizoi se për shkak të mungesës së eksperiencës tek anëtarët e organeve të Vettingut po çohet në fshirjen ose mohimin total të kontributeve të gjyqtarëve.

Si çdo proces shumë gjëra varen nga individët, eksperienca e të cilëve është deçizive në trajtimin me sukses të një procesi të tillë. Nuk kisha menduar asnjëherë që këta individë, me ato eksperienca që kanë do ta kufizonin trajtimin e këtij fenomeni, ose këtij fenomeni me elementë të thjeshtë aritmetikë të parëndësishëm, anësorë dhe të mos merreshin me thelbin e gjësë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka një mospërputhje të dukshme ndërmjet elementëve ekonomikë në trajtimin e pasurisë së një gjyqtari, burimeve nga vjen kjo pasuri, besueshmërisë ose jo të informacioneve që jepet nga institucionet e deritanishme siç është ILDKP-ja dhe në raport me to kontributi që gjyqtari ose prokurori ka dhënë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Them se po shoh dita-ditës që mungesa e eksperiencës në mënyrën si po trajtohet kjo gjë po çon në fshirjen ose mohimin total të kontributit që gjyqtarët kanë dhënë. Me të mirat dhe të këqijat e këtij vendi, gjyqtarët e vendit kanë përballuar volume, ballafaqime me eksponentë të krimit dhe për rrjedhojë nuk mund të thuash me një të rënë të lapsit meqenëse llogaritë nuk po dalin 100% mund të largoj nga detyra”, u shpreh Rakipi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?