Arben Ristani zbulon aksionin e PD

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, thotë se ka pask gjasa që Reforma Zgjedhore të realizohet këtë pranverë. Nga ana tjetër, ai theksoi se ka pak shpresa që reforma të përfundojë, duke parë sipas tij edhe angazhimin e qeverisë. Lidhur me aksionin politik të PD për vitin 2020, Ristani nuk përjashtoi format e kaluara, duke përfshirë edhe protesta. Mirëpo, sipas tij parimi i PD është programi i partisë dhe me veprimet konkrete që do kryhen.

Basha i mbajti me shpresë aleatët për ndryshimin e sistemit zgjedhor, nuk do të duhej që PD të jepte konsesusisn për të ndryshuar sistemin zgjedhor?

PD ka qenë zyrtarisht, është shprehur që është e hapur nga çdo loj sistemi, edhe partitë aleate nuk kanë ndonjë divergjencë në koalicion. Unë besoj se PD ka vendosur prioritete, dhe për PD janë mekanizmat që duhen gjetur për të shmangur shit-blerjen e votës. Unë personalisht kam preferencë për sistemin që kishim mazhoritar të përzier me proporcionalin. Në fakt të gjitha sistemet janë demokratike që përdoren kudo në botë, duhet të përcaktojmë qëllimin. Se në varësi të sistemit zgjidhim një hallkë dhe prishim një tjetër.Ky sistem është pothuajse më i miri për të shmangur rolin e kyetarëve, por ama është më i keqi për sa i përket përfaqësimit të qytetarëve me deputetin. Nuk ka lidhje midis votuesit dhe deputetit.

Dëgjuan z.Balla dje që tha se ftesa për PD është gjithnjë në fuqi, gjë që nuk e keni pranuar por keni ngritur grupet tuaja të punës. Sa mund të funksionojë zbatimi i një reforme kur ajo është vënë në dy se më shumë tryeza të ndryshme?

E tillë erdhi situata, nuk duhet të kishte ardhur kështu. Unë kam shprehur edhe publikisht një lloj refelektim që u bë për të dalë nga parlamenti, por në këtë situatë jemi. Këto zgjidhje do të marrin një formë përfundimtare, ndërkohë ka edhe një vazhgim më të plotë edhe një detyrë të lënë nga partnerët tanë ndërkombëtarë, mjafton të ketë vullnet dhe zgjidhjet gjenden.

Sa besoni so do arrijë të realizohet deri në pranverë Reforma Zgjedhore?

Pak shpresë kam, duke parë angazhimin e qeverisë. Kini parasysh se raportet e OSBE dalin menjëherë pas zgjedhjeve. Dhe mazhoranca nuk ka asnjë justifikm pse nuk e nisi punën që në momentin e parë për të realizuar vërejtjet. Mos harroni as pas 2013 nuk ka pasur një iniciativë të mazhorancës për të rregulluar zgjedhjet.

Aksioni politik i opozitës, çfarë do të presim për 2020?

PD së pari do bëjë atë që duhet natyrshëm të bëjë. Ofertën duhet ta përgatisë për publikën. Edhe sigurist aksionin për të rritur besueshmërinë te votuesi shqiptar, se ditën që ajo do vijë në pushtet Shqipëria do jetë më mirë. Gjatë kësaj rruge format e opozitës qoftë me protesta, dënoncimet çdo lloj formë. Përqëndrimi do jetë të programi i partisë dhe me veprimet konkrete që do kryhen. /Abc News/

SHKARKO APP