Arben Tafaj: Raporti i KLSH-së, mjafton për të rrëzuar çdo lloj qeverie
Shoqata “Tirana” mblodhi sot një tryezë diskutimi lidhur me situatën politike të krijuar në vend.
Kreu i Shoqatës, Arben Tafaj, duke bërë një panoramë të situatës është koha për ndërhyrje për të mos u bërë bashkëpunëtorë me aktorët politikë që po prodhojnë këtë dështim historik në të cilin po rrëshqet vendi.
Tafaj: Ne jemi sot në një diktaturë ekzekutive. Republika ka rënë. Me një trupë politike në rrugë më e pakta që mund të pritet është shpërthimi i një konflikti civil me motive që nuk kanë nevojë për frymëzime të jashtme. Në vitin 1997 turma e bulevardit të Vlorës ishte shumë më e vogël se ajo që popullon rregullisht protestat në Tiranë. Mbajtja me kryeneçësi e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës mund të krijojë mjaftueshëm një masë kritike veprimi për daljen e situatës nga kontrolli.Është shansi që të ndërhyjmë. Korrupsioni ka marrë përmasa të papërshkrueshme, vetëm raporti i fundit i KLSH-së do të mjaftonte për të rrëzuar çdo lloj qeverie. Është çasti të ndërhyjmë.Heshtja e mëtejshme na bën bashkëpunëtorë me aktorët politikë që po prodhojnë këtë dështim historik në të cilin po rrëshqet vendi. Shoqata Tirana është e gatshme që pas këtij çasti të krijojë, mbështesë dhe tu japë zë tryezave të specializuar të eksperizës në çdo fushë.
KOHA JONË SONDAZH

