Arbër Çekaj kallëzon në SPAK prokurorin Ervin Kondili
Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Abi Gardën” që kishte porositur bananet ku një vit me parë u kapën 613 kg kokainë ka kallëzuar në SPAK prokurorin e çështjes, Ervin Kondili dhe oficeren e policisë gjyqësore Migena Haxhi.
Çekaj pretendon se ka një akt të falsifikuar në lidhjeje me hyrje-daljet e tij në sistemin TIMS.
Prokuroria kërkoi 21 vjet burg për Çekaj, ndërsa mohon se ka pasur dijeni për lëndën narkotike dhe se kontenierët ku u gjet droga nuk janë në pronësinë e tij dhe nuk mban përgjegjësi për ta.