Arbër Hajdari takohet me studentët shqiptarë në SHBA: Krenari, së shpejti me projekte së bashku!
Drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari ka zhvilluar disa takime me disa studentë shqiptarë në Universitetin e Harvardit.
Themeluesi i “Fundjavë Ndryshe” ka takuar studentët shqiptarë të cilët po ndjekin ëndrrën e tyre, duke shkëmbyer mendime, ndërsa nuk heziton të njoftojë opinionin publik se së shpejti do realizohen disa projekte së bashku.
Nga Bostoni, së bashku me një nga studentët shqiptarë në Universitetin Harvard, Arbër Hajdari tha se është krenar për të gjithë të rinjtë e të rejat të cilët ndjekin studimet në një nga universitetet më prestigjioz në botë.
Në këtë universitet është formuar edhe klubi prej 15 studentësh shqiptarë, të cilët kanë hedhur themelet e forta se emri i tyre një ditë do përkthehet në sukses të garantuar. Ata po kontribuojnë në imazhin e Shqipërisë jashtë kufijve të saj.
“Në Universitetin Harvard, me shqiptarë të shkëlqyer, që studiojnë në një nga Universitetet më të mira në botë. #krenari
Së shpejti, do të kemi disa projekte së bashku. Ju faleminderit shumë për ftesën”, shprehet ai.

KOHA JONË SONDAZH

