Arbëreshët letër Ramës: Është koha e të drejtave dhe jo e sfilatave

Lëvizja Federative e Minorancave Gjuhësore arbëreshe “Arbëria e Re” në Itali, i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku shprehin shqetësimin e thellë të komunitetit arbëreshë. Për ta është koha e të drejtave dhe jo e sfilatave.

Sipas tyre, që nga vizitat e shpeshta të improvizuara të përfaqësuesve të delegacioneve të institucioneve shqiptare që janë reduktuar në parada e ekskursione me qëndrime pushimesh të këndshmë në agro turizme, duke i lënë arbëreshët gjithmonë në hallin e problemeve serioze të tyre.

”Komunitetit i Arbëreshëve të Italisë shprehet kundër paradave të vazhdueshme turistike të përfaqësuesve të institucioneve shqiptare në Arbëri e kërkon vëmendje ndaj situatës së rëndë që po kalojnë e që po çon drejt zhdukjes së gjuhës e kulturës shqiptare.Lëvizja politike “Arbëria e Re” i është drejtuar me një letër kryeministrit Rama e qeverisë shqiptare. Lëvizja Federative e Minorancave Gjuhësore arbëreshe i kërkon Institucioneve shqiptare më shumë mbrojtje për Arbërinë. “Është koha e të drejtave dhe jo e sfilatave”,-thuhet ndër të tjera në letrën që ”Ora News” ka siguruar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?