Arbëri tregon momentet e fundit të Gerti Bogdanit: Më thanë eja. Pashë 15 veta mbi kokën e tij

Rrëfimi më i vështirë i Arbër Çepanit, ku ka folur për ikjen nga jeta në mënyrë të beftë të kunatit dhe mikut të tij, Gerti Bogdanit.

Teksa fliste, lotët nuk thaheshin nga sytë e tij, e shpesh shpërthente në të qara me ngashërim, por thekson se donte motra e tij, bashkëshortja e Gertit, që të ishte në studio e të fliste për të! Ai tregoi momentin se si e mori vesh lajmin që tronditi familjen…

“Sapo ndodhi ma thanë direkt, kaluan disa minuta pasi e gjetën në atë gjendje në tualet dhe e dërguan në spital. “Hajde se nuk është mirë Gerti” më thanë, nuk është ndjerë mirë dhe është në gjendje të fikti. Nuk e besoja kurrë që mund të kishte diçka të keqe, ishte më i forti ndër ne.

Dukej sikur do na përcillte Gerti një nga një, se mendonim se do bënte këtë parakalim si sot. Kur shkova në urgjencë mendova se ka ndonjë gjendje të fikti. Pashë skenën, ishin mbi kokën e Gertit mbi 15 veta që kërkonin ta mbanin dëshpërimisht në jetë, fillova të kuptoja se ishte gjëja serioze”, tha ai ulur në studion e Top Story përballë Grida Dumës.

SHKARKO APP