Arbion Aliko del para gjyqit, njihet me masën “burg pa afat”

Tri ditë pas arrestimit të Arbion Alikos si dhe vëllait të tij Albanit, i pari është përballur sot me togat e zeza.

Paraditen e sotme 23-vjeçari  Arbion Aliko, lindur dhe banues në Lazarat u paraqit para Gjykatës së Krimeve të Renda, ku iu konfirmua masa e sigurisë “burg pa afat”. Në fakt masa e sotme nuk ka lidhje me ngjarjet e javës së kaluar në Lazarat ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha dhe u plagosen dy kolegë të tij, Perlat Hamiti dhe Jetmir Isaj.

Masa e sotme që dha gjykata lidhet me ngjarjet e vitit të kaluar, ku forcat e policisë ranë pre e plumbave të banorëve të Lazaratit dhe prej atëherë Arbion Aliko ishte në listën e personave në kërkim. Ndaj tij dhe disa të tjerëve gjykata kishte dhënë vjet masën e sigurisë burg pa afat pas kundërshtimit me dhunë që ata i bënë forcave të rendit. Masën e sigurisë për  ngjarjet e një jave më parë vëllezërit, Arbion dhe Alban Aliko do ta marrin nesër, nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

SHKARKO APP