Arbion Aliko transferohet te burgu 302, policia i gjen 600 euro në këpucë
I dyshuari kryesor për vrasjen e efektivit të policisë, Ibrahim Basha si dhe plagosjen e dy të tjerëve. Arbion Aliko, është transferuar në Burgun 302 në Tiranë. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi burg pa afat ndaj tij dhe vëllait më të vogël, Albanit. Gjatë kontrollit të imtësishem, para se të niseshin në qelinë e burgut të sigurisë së lartë, mësohet se gardianët i gjetën Arbion Alikos edhe 600 euro, në këpucë.
Për 5 ditë pas vrasjes së policit të RENEA-s, Basha, ngjarje e ndodhur në Lazarat, Arbion Aliko kishte arritur t’i mbante paratë të fshehura në këpucën e tij, me shpresë se do t’i përdorte në burg. Arbion Aliko u arrestua natën e së shtunës, 20- km larg Lazaratit në një tunel dhe pas dënimit, ka qenë i izoluar në qelinë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

