Arbjon Aliko me 600 euro në qeli

 

Arbjon Alikos, të akuzuarit për organizimin e sulmit me armë ndaj RENEA-s në Lazarat, i sekuestrohen 600 euro nga policia e burgjeve. Kjo e fundit pas një kontrolli të ushtruar ia ka gjetur paratë 20-vjecarit të fshehura në shollën e këpucëve që ai mbante veshur.

Arbjon Aliko do të qëndrojë në dhomat e paraburgimit në burgun 302 te rruga “Mine Peza” në Tiranë, ndërsa vëllai i tij, Alban Aliko është vendosur në paraburgimin e Kavajës, për shkak të moshës së tij të mitur. Vëllezërit Aliko u arrestuan mbrëmjen e 28 qershorit pranë fshatit Kardhiq në Gjirokastër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga sulmi i armatosur mbi forcat RENEA në Lazarat humbi jetën efektivi Ibrahim Basha dhe u plagosën dy kolegë të tij. Pas kësaj ngjarje policia nisi një tjetër operacion në Lazarat, ku ka arrestuar disa persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?