Ardhja e këngëtarit serb për festën e birrës në Korçë, artistët shqiptarë: Bojkotojeni

Këngëtari serb Goran Bregoviç, do të jetë i pranishëm në festën e birrës që do të organizohet në Korçë, por kjo ka irrituar shumë këngëtarë shqiptarë të cilët janë shprehur nëpër rrjete sociale kundër ardhjes së tij në vend. Për ta Bregovic ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe, gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.

Këngëtari Big Basta nuk ka nguruar ti kursejë komentet fyese në lidhje me ngjarjen. “Meqë dërgoni mesazhe me kontekst urrejtjeje, lokalizma, apo ndasi krahinore, kam një mesazh më të qartë dhe më të denjë si reper, duke i dalë në krah në çdo sekond gruas sime dhe fjalës së saj kundër përkrahjes së shkaut. Të q*fsha Goran Bregovic”, shkruan ai.

Artistja shqiptare Besa Kokëdhima ka bërë thirrje që të bojkotohet pjesëmarrja e tij në këtë festë pasi sipas saj, ai është një artist i mirë, por jo dhe njeri i mirë. “Ai është një artist i mirë por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni. Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një event kaq tradicional. BOJKOTOJENI”, shkruan ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këngëtarja nga Kosova, Vesa Luma është shprehur kundër pjesëmarrjes së këngëtarit. “Pavarësisht çfarë artisti është, vetëm pak respekt duam ne për dhimbjen tonë që ky e ka frymëzu me muzikën e tij”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?