Ardi Veliu 2 orë takim me policët e Shkodrës: Zbardhni atentatin ndaj Bardhok Planaj

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu udhëtoi mbrëmjen e sotme drejt Shkodrës për të kërkuar zbardhjen e atentatit të ndodhur mbrëmjen e së dielës, 4 prill 2021, ku viktimë mbeti  Bardhok Planaj.

Burimet bëjnë me dije se takimi në drejtorinë e policisë së Shkodrës ka zgjatur 2 orë.  Veliu ka kërkuar ekzaminimin e provave të sekuestruara, ndërsa ka shtuar se edhe policia e shtetit është e angazhuar për zbardhjen e këtij krimi të rëndë.

Autorët kanë ndjekur me makinë Bardhok Pllanaj mbrëmjen e 4 prillit 2021.

Ora News ka siguruar një foto ku tregohet qartë ndjekja e automjetit tip Range-Rover që drejtohej nga Planaj.

Ky i fundit në foto, shfaqet 50 metra pasi kishte dalë nga banesa e tij në Dobraç, dhe është drejtuar në fshatin Koplik.

Makina tip “Volsvagen Pasat” që shihet në foto, është vetëm 5 metra larg nga shënjestra Bardhok Planaj, i cili pas këtij momenti do të ndodhej përballë zjarrit të 2 grykave të automatikëve kallashnikov.

Në pamjet filmike dallohet qartë se autorët, pozicionohen në krahun e majtë të makinës së Planaj dhe në një distancë shumë të afërt, kanë hapur zjarr në mënyrë të befasishme dhe sistematike, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të Planaj.

Pikërisht ky automjet tashmë po analizohet nga policia dhe prokuroria e Shkodrës, për të mësuar intenerarin e lëvizjes në Shkodër.

Shpresat e policisë janë në sigurimin e ndonjë filmimi, që tregon autorët jashtë makinës dhe dukshëm të zbuluar.

Sipas burimeve të policisë, dukshëm në këtë ngjarje ka marë pjesë një celulë killerash e përbërë prej 6 persona ku secili ka pasur rolin dhe detyrat e ndara, në këtë këtë krim që tronditi Shkodrën.

SHKARKO APP