Ardi Veliu i përvishet punës, nis takimet në rrethe

Pas marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shetit, Ardi Veliu ka nisur turin e takimeve në rrethe. Takimin e parë jashtë Tiranës e ka shënuar në Shkodër, në një vizitë blic, edhe pas një operacioni të arrirë nga forcat blu të këtij qyteti.

Fillimisht është ndalur në Drejtorinë vendore, ku ka përgëzuar strukturat policore për operacionet e fundit për goditjen e grupeve kriminale, e sidomos për operacionin e djeshëm, ku në bashkëpunim me policinë e Elbasanit ranë në pranga 3 persona, të cilët dyshohet se i kanë bërë atentat me tritol biznesmenit Lul Kulla.

Më pas ka vizituar ambientet e Prokurorisë së Shkodrës, ku ka qëndruar për 30 minuta. Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar nga policia e Shkodrës dhe ajo e Elbasanit janë ndaluar 7 persona, ndërsa tre prej tyre janë arrestuar. Bëhet fjalë për Endri Copjan, Argel Lulajn dhe Bruno .H.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 13 janar në lagjen “Rus” në Shkodër, ku si pasojë e shpërthimit të një objekti që ishte në pronësi të biznesmenit mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre edhe Kulla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?