Ardi Veliu në 13:00 tek Krimet e Rënda për audiopërgjimin e Alizotit
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu do të merret në pyetje sot në orën 13:00 për cështjen e Babales.
Ai do të paraqitet tek Krimet e Rënda ku do të japë sqarime për këtë cështje pasi Fredi Alizoti dëshmoi se ishte çuar në Prokurori me makinë nga vetë Ardi.
Deklaratat e Fredi Alizotit, të publikuara në video nga deputeti i PD, Ervin Salianji, Policia e Shtetit i konsideron fund e krye të pavërteta.
Në njoftim zyrtar, policia thotë Ardi Veliu nuk ka lidhje me këtë çështje. Policia pranon që Alizoti është shoqëruar, por ky veprim është bërë nga Policia e Fierit urdhër të prokurorit të çështjes.
Policia thotë gjithashtu se Veliu nuk është i përfshirë në në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.
“Me përgjegjësi publike deklarojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në asnjë rast nuk është përfshirë në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.
Edhe nëse kjo mund të kishte ndodhur, ajo nuk do të përbënte asnjë shkelje ligjore për sa kohe do të ishte në zbatim të urdhërimeve të prokurorisë, ose gjykatës”, thuhet në njoftim.
“Në lidhje me çështjen hetimore të sipërcituar -thuhet në njoftim- Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë veprim procedural me iniciative të vetë, por në çdo rast ka vepruar kur ka patur urdhërime të prokurorisë, ose të gjykatës. Në këtë kuadër edhe shoqërimi i shtetasit Alizoti është bërë në zbatim të urdhrit të prokurorit të çështjes. Ky veprim procedural është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.
KOHA JONË SONDAZH

